Aplikimi për kartën e rezidentit

Të nderuar Qytetarë , ju informojmë se:

Tirana Parking, po vijon me shpërndarjen FALAS të Kartave Rezident, për të 4 Zonat (1,2,3,4) vetëm duke dorëzuar dokumentat e mëposhtme:
1. Fotokopje e dokumentit të identifikimit
2. Fotokopje e lejes së qarkullimit/ çertifikatës së pronësisë së mjetit.

Dorëzimi i dokumentave bëhet çdo ditë nga e Hëna në të Premte, prej orës 09:00-14:00.

Karta e Rezidentit terhiqet pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tirana Parking në adresën Rr.”Ali Begeja” nr.16, Kodi Postar 1017, Tiranë .Tel.04 2211111